Mesazhet kryesore nga edicioni i dytë i Forumit Socio-ekologjik në Shkup

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Print


Më shumë se 100 pjesëmarrës dhe mbi 40 panelistë dje në Shkup ishin pjesë e Forumit të dytë socio-ekologjik, i cili mblodhi së bashku liderë progresivë, vendimmarrës, përfaqësues të mediave, ekspertë të nga fusha e energjetikës, aktivistë, liderë të rinj, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mysafirë të lartë nga rajoni dhe Evropa. Përfaqësuesit e organizatorëve Fondacioni “Fridrih Ebert”, “Olof Palme”, Progres-Instituti Ndërkombëtar për Demokraci Sociale shpjeguan se konferenca quhet forum sepse këto takime duhet të jenë një treg idesh dhe iniciativash për atë se si duhet përballohemi me ndryshimet klimatike në mënyrë që i vejmë qytetarët e vendeve tona përpara dhe në qendër. Ata shpjeguan se qëllimi i tyre për edicionin e tretë të Forumit vitin e ardhshëm do të jetë unifikimi i perspektivave të ndryshme nga Bashkimi Evropian, nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, liderët kombëtarë, liderët e partive, liderët e komuniteteve të ndryshme dhe përfaqësuesit e sektorit tink-tenk të vihet në praktikë se si të mbështesin njëri-tjetrin gjatë tranzicionit të drejtë të shoqërive tona.

“Transformimi i drejtë social për Evropën e vetëqëndrueshme energjetike”, “Demokracia ka nevojë për demokratë, ndërsa energjetika ka nevojë për demokratizim”, “Zgjidhje teknike që do të mundësojnë ndryshime në nivel lokal”, “Gratë në sektorin e energjetikës”, “Agjentët e ndryshimit dhe transformimi i energjetikës i udhëhequr nga të rinjtë” ishin temat kryesore të edicionit të dytë të Forumit. Martin Shulc, Albin Kurti, Dimitar Kovaçevski, An Linde, Radmila Shekerinska, Hristina Spasovska, Damian Gjinkuri, Dragana Rakiq, Marko Mihailoski, Jonas Anderson, Rene Shle, Pero Kostadinov, Zoran Paunoviq, Ksenia Ostrizh, Katerina Marki janë vetëm disa nga emrat të cilët kontribuuan në shkëmbimin e ideve për arritjen e zgjidhjeve të qëndrueshme në tejkalimin e krizës socio-ekonomike dhe energjetike.

Nga panelistët e shumtë të edicionit të dytë patëm mundësinë të dëgjojmë se në dhjetë vitet e fundit, agjenda botërore për tranzicionin energjetik është bërë edhe më e rëndësishme me zhvillimin e teknologjive të reja dhe të ndryshme për prodhimin e energjisë dhe uljen e çmimeve të fotovoltaikëve, edhe pse ndotja e serrave ishte evidente shumë vite më parë. U diskutua gjithashtu edhe për një nga gjashtë prioritetet e Komisionit Evropian – Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, me synime shumë serioze energjetike dhe klimatike për dekarbonizimin e sistemit energjetik të BE-së, duke rritur njëkohësisht sigurinë energjetike dhe stabilitetin e tregut të integruar të energjisë. Dëgjuam se vendet anëtare të BE-së duhet të krijojnë planin e tyre kombëtar 10-vjeçar për energjetikë dhe klimë në pesë fusha: rritjen e efikasitetit të energjisë, përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, reduktimin e emetimeve të gazeve serrë, përmirësimin e ndërlidhjeve dhe mbështetjen e hulumtimeve dhe inovacioneve. Të gjitha aktivitetet që do të ndërmerren në këto pesë fusha duhet të synojnë zbatimin e teknologjive të reja për prodhimin dhe ruajtjen e energjisë, digjitalizimin e të gjithë sektorëve dhe arsimin. (Prof. Hristovska)

U analizua edhe gjendja me krizën në rajon, kështu që është theksuar se të gjitha vendet përveç Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kroacisë janë të varura nga importi i energjisë elektrike, edhe atë prej 17% në vit deri në 73% në nivel vjetor. Të gjithë prodhojnë energji elektrike nga objektet e vjetra, që janë objekte që shfrytëzojnë linjitin gjatë prodhimit, që do të thotë se këtu nuk mund të flasim për ekologji dhe se kanë qasje vetëm në gazin rus. Dhe këto janë të gjitha problemet që i kemi në tavolinë. Nga ana tjetër, energjia elektrike duhet të sigurohet për funksionimin e ekonomisë, për funksionimin e qytetarëve, me një çmim që mund ta përballojnë edhe qytetarët edhe ekonomia, sepse nëse keni një çmim që ata nuk mund ta përballojnë, atëherë nuk do të jenë në gjendje që t’i paguajnë faturat e tyre. Faturat e papaguara në të njëjtën kohë nënkuptojnë mungesë likuiditeti të sektorit të energjisë elektrike dhe mungesë të energjisë elektrike. Gjëja e tretë në kushtet e krizës është gjithmonë të investosh mirë dhe ta përdorësh atë si një mundësi për transformim. Këto janë bazat mbi të cilat ndërtohen politikat, do të thosha për të gjitha shtetet e këtij rajoni, dhe jo vetëm për një shtet, Maqedonia e Veriut. (Kovaçevski)

Mesazhe politike dërguan edhe disa nga folësit tjerë: Javën e kaluar në Beograd u mbajt Konferenca për burimet e ripërtëritshme të energjisë – fatkeqësisht Kosova nuk ishte e ftuar në këtë konferencë. Disa javë më parë, zëvendëskryeministri Bislimi ishte i ftuar në konferencën për siguri në Beograd – por fatkeqësisht ai duhej të kthehej në Kosovë, sepse autoritetet serbe nuk e lejuan të hynte në Beograd. Nga ana tjetër, më 3 nëntor, gjashtë vende nga Ballkani Perëndimor nënshkruan tre marrëveshje gjatë Samitit të Procesit të Berlinit. Ndoshta e keni të qartë pse dyshoj për çdo iniciativë që nuk drejtohet dhe koordinohet nga ana e BE-së. (Kurti)

Gjatë diskutimit për temën e çështjes së perspektivës gjinore të transformimit të energjisë shoqërore, u dërgua një mesazh pikërisht nga ana e vendimmarrësve të shquar: Unë besoj se kjo është një fushë për të cilën burrat dhe gratë duhet të bisedojnë më shumë dhe të kërkojnë që ky instrument i madh për rimëkëmbje të jetë në dispozicion për vendet të rajonit tonë. Gratë nuk mund t’i tejkalojnë lehtë sfidat e tranzicionit të ri të gjelbër nëse vazhdojnë të jenë të neglizhuara dhe të mbingarkuara me punët e shtëpisë. Çdo hulumtim ka treguar se vendet që kanë më shumë gra të përfshira në politikat paqësore , janë më të mirë. Sa më shumë gra të përfshihen në nivele të larta në pushtetin ekzekutiv, aq më të mira dhe më ambicioze janë programet e deklaruara të ndryshimit. Fatkeqësisht, edhe në nivelin qendror shohim pjesëmarrje shumë të kufizuar të grave. Ka një dallim të madh dhe mendoj se duhet të bëjmë gjithçka për ta zvogëluar atë dallim të madh, sepse pa përfaqësimin e shqetësimeve të grave dhe zgjidhjen e problemeve të grave, pjesa femërore e tranzicionit social do të jetë e padukshme, e humbur dhe dallimi mes gjinive do të jetë edhe më i madh. (Shekerinska)

Lidhur me transformimin socio-ekologjik dhe investimet politike për të realizuar strategjitë afatgjata në kuadër të ndryshimeve klimatike, ish-presidenti i Parlamentit Evropian tha se kemi nevojë për një strategji afatgjate, por edhe zgjidhje afatshkurtra për qytetarët dhe për votuesit tanë. Këto janë ato situata kontradiktore që paraqesin sfidë për partitë e majta. Të pasurit mund të blejnë gjithçka, mund të blejnë energji, kështu që zero ose -5 gradë nuk është problem për ta, ata do të kenë shtëpi të ngrohura. Megjithatë, qytetarët e thjeshtë, studentët, pensionistët me të ardhura zero nuk mund të ngrohin shtëpitë e tyre, por do të ngrihen. Duhet të mobilizohen mjetet e nevojshme, sepse nëse nuk i sigurojmë ata njerëz dhe nuk u mundësojmë t’i tejkalojnë ato probleme, do të humbasim mbështetjen e njerëzve që na duhen urgjentisht për strategjitë. (Shulc)

Nga liderët e rinj që morën pjesë aktive në këtë forum të dytë socio-ekologjik, dëgjuam se është mirë që të rinjtë të përfshihen në të gjitha proceset e rëndësishme, jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen, sepse e ardhmja është përgjegjësia e jonë, brezave të rinj, të cilët duhet t’u kujtojmë vazhdimisht brezave të vjetër për obligimet dhe përgjegjësitë e tyre, duke pasur parasysh se ata janë këtu me ne dhe barra e së ardhmes na përket të gjithëve, aq më tepër që gjeneratat para nesh morën pjesë në krijimin e kësaj bote. Bota është duke u përballur me një nga krizat më të mëdha ekonomike dhe politike që nga lufta e dytë botërore. Ajo manifestohet në paqëndrueshmëri dhe pasiguri politike, luftë në Evropë vetëm 1000 kilometra larg nesh, agresion rus kundër Ukrainës, ndërsa ne si liderë të rinj duhet të përdorim çdo mundësi që kemi për të biseduar për vendimet e këqija të marra nga liderët botërorë. Vlerësimet e të gjithëve janë se kjo krizë do të zgjasë, nuk do të jetë një sprint i shpejtë drejt rritjes së re ekonomike, do të jetë një maratonë ekonomike afatgjate drejt një modeli të ri ekonomik të zhvillimit dhe mirëqenies. (Mihailoski)

Tre mesazhet kryesore që u ofruan gjatë Forumit: Së pari, nevoja për transformim socio-ekologjik nuk është zvogëluar, por dimensioni i tij i sigurisë ka rritur urgjencën e tij. Ky vit tregoi qartë se varësia nga burimet e energjisë fosile paraqet një cenueshmëri. Ato shoqëri që kanë avancuar më tej në drejtim të burimeve të rinovueshme të energjisë janë më rezistente dhe mund t’i sigurojnë qytetarët e tyre. Së dyti, kemi nevojë për një plan për atë se si të përballemi me ndryshimet klimatike në mënyrë të drejtë shoqërore në këtë kohë krize, këtu në rajon dhe kudo në botë. Së treti, programet politike janë vendimtare, në këtë mënyrë konstante të sjelljes së vendimeve afatshkurtër të mos humbasim gjurmët e synimeve tona afatgjata. (Shle)

Le të diskutojmë sot se si transformimi social-ekologjik mund të shërbejë si frymëzim për një të nesërme më të mirë, bazuar në nevojat e qytetarëve sot. Me mendimet, idetë, iniciativat dhe sugjerimet tuaja, shihemi në Forumin e tretë socio-ekologjik, vitin e ardhshëm në Shkup!